29 Mars 2020

Komuna e Rahovecit publikon listen e fermerëve si përfitues për serra

Rahovec, 27 shkurt - Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar raportin për fermerët, të cilët kanë plotësuar kriteret e aplikimit dhe janë përzgjedhur si përfitues ,për ndërtimin e serrave me participim 80 % komuna 20 % fermeri duke u bazuar në thirrjen e publikuar të datës 20 shtator 2019.

Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), për të nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20%.

Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 7 ditë nga data e publikimit të rezultateve.

Raportin me të gjitha detajet mund ta gjeni në këtë vegëz; https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/02/Raporti-per-fermeret-te-cilet-kane-plotesuar-kriteret-e-aplikimit-dhe-jane-perzgjedhur-si-perfitues-per-ndertimin-e-serrave-me-participim-80-20.pdf .

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.