18 Shtator 2020

Komuna e Rahovecit ndërmerr të gjitha masat ne rast te përmbytjeve nga shiu

Rahovec, 5 gusht - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga dita e sotme dhe ditëve në vijim paralajmërohet përkeqësim i motit dhe pritet të ketë reshje të shiut në sasi më të mëdha sesa normalja nga ku edhe mundë të ketë vërshime apo përmbytje, sipas paralajmërimeve zyrtare këto reshje pritet të e përfshijnë edhe komunën e Rahovecit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi, këtë shqetësim e ka trajtuar me seriozitet të plotë dhe menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ekipi i  shpëtimit dhe emergjencës dhe njësitë tjera emergjente të komunës janë mobilizuar dhe  do të jenë aktive  gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, poashtu edhe kompanitë për intervenime emergjente që janë të kontraktuara nga komuna janë njoftuar që të jenë në gjendje gatishmërie dhe të i rrisin kapacitetet intervenuese të tyre në rast të nevojës për intervenim.

Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfarëdo përballje me vërshimet dhe përmbytjet e mundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)