13 Dhjetor 2019

Komuna e Prizrenit shpërndan lopë qumështore për fermerë

Prizren, 23 korrik - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Shpërndarja do të bëhet në Tregun e Kafshëve, ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe drejtori i DBZHR-së, Egzon Elshani.

Për shkak të distancës, në këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)