26 Shtator 2020

Komuna e Prishtinës harton një plan operativ për qentë endacak

Prishtinë, 11 shtator - Problemi me qentë endacak mbetet shqetësues për Komunën e Prishtinës, marre parasysh rrezikun e vazhdueshëm qe iu kanoset qytetareve çdo ditë. 

Komuna e Prishtinës ka thënë se duke ditur faktin se keto kafshe migrojnë, kufiri administrativ komunal eshte pengese per zgjidhjen e ketij problemi.

Çeshtja e qenve endacak sipas komunës duhet te trajtohet dhe zgjidhet ne nivel kombëtar dhe ne gjithë territorin e Kosoves edhe pse me kete legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerezore, komunat nuk kanë mundësi qe te përballen vetë me këtë sfide.

Në nderkohë, Komuna e Prishtinës për zgjidhjen e problemit te qenve endacak është duke punuar në disa drejtime.

Duke berë rehabilitimin e gjendjes se tanishme, Komuna e Prishtinës permes operatorit ekonomik ben trajtimin e qenve në menyrë humane sic është e percaktuar me ligjin në fuqi.

Prandaj, qente endacak zihen ne qytet, kontrollohen per semundje, vakcinohen apo trajtohen nese semundja eshte e sherueshme, sterilizohen apo kastrohen ne menyre qe te mbahet nen konroll shtimi i tyre, mbahen ne kujdestari deri ne 14 dite ne menyre qe te socializohen dhe pastaj, veterineri jep urdher per, lirimin apo eutanazimin nese qeni eshte agresiv.

Poashtu eshte hartuar një plan operativ dhe eshte përpiluar harta e rrezikut duke e identifikuar vendnodhjen e qenve endacak, vazhdimisht identifikohen dhe rrënohen  shtëpitë e braktisura, si dhe  vazhdimisht pastrohen deponitë ilegale ne menyre qe te parandalojme grumbullimin e  qenëve.

 Komuna e Prishtines i ka aktiv edhe numrat emergjent pa pagese, qe jane ta hapura 24 ore, ku qytataret mund te lajmerojne per cdo parregullesi apo shqetesim qe kane. Numrat jane si me poshte:

 Kodi/Numrat   Lloji i Shërbimit           Qëllimi i përdorimit
0800 122 33    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët
0800 122 44    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët
0800 122 55    Pa pagesë        Lajmërimi i rasteve të rrezikut nga qentë endacak (faza emergjente).

Ne nderkohe, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak dhe trajtimin e tyre dhe është në pritje te lejes mjedisore nga Ministria. Poashtu eshte duke e zbatuar pilot projektin per 5 pikat ushqyese per qente ne territorin e Prishtines. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)