23 Gusht 2019

Komuna e Istogut shpërndan 118 makina mjelëse

Prishtinë, 31 dhjetor - Mbështetja e fermerëve nga komuna e Istogut me subvencione ka vazhduar kësaj radhe me  shpërndarjen e makinave mjelëse, e cila përkrahje në këtë formë është duke u bërë që katër vite me radhë.

Me këtë rast shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast tha kjo përkrahje është vazhdimësi e përkrahjes së fermerëve, të cilën përkrahje do vazhdojnë ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm, sivjet kanë qenë 180 kërkesa dhe nuk kemi pasur buxhet të ju ndalojmë të gjithëve që kanë aplikuar por ato kërkesa që kanë mbetur do plotësohen vitin e ardhshëm. Kryetari Rugova premtoj rritje të mbështetjes edhe më shumë në bujqësi.
 
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Bujqësi tha se janë duke e realizuar këtë aktivitet që e kanë paraparë për këtë vit buxhetor  për subvencionimin e fermerëve  me makina mjelëse , komuna e Istogut ka ndihmuar fermerët edhe më parë edhe kësaj herë ne forma të ndryshme e sot është një nga ato me makina mjelëse.

Komuna e Istogut për të katërtin vit me radhë është duke përkrahur fermerët e saj me makina mjelëse, sivjet në kuadër të këtij projekti janë ndarë 118 makina, ku 118 familje kanë përfituar nga ky projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)