19 Mars 2024

Komuna e Gjilanit pranon 10 mijë kilogramë miell nga shoqata “Firdeus”

Gjilan, 1 prill - Komuna e Gjilanit ka pranuar sot kontigjentin me miell nga shoqata bamirëse Firdeus të hoxhë Elvis Naçit në një sasi prej 10 mijë kilogramësh, kontigjent i cili është i destinuar për rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në një paraqitje para mediave, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falënderuar donatorin i cili është me shqiptarët kurdo që ata kanë nevojë dhe kudo që jetojnë.

“Sot kemi pranuar një donacion i cili vie përtej kufirit të Kosovës. Është kontigjenti me miell që ka ardhur nga hoxha i respektuar, Elvis Naçi dhe shoqata e tij Firdeus. Jemi me fat që është një popull kaq solidar. Kemi pranuar mbështetje nga sektori privat në Gjilan, mirëpo ky kontigjent është i veçantë dhe do të shpërndahet tek rastet që janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Bashkarisht jemi pranë familjeve në nevojë dhe kështu edhe do ta tejkalojmë këtë pandemi të Covid 19”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Naim Aliu, kryetar i KBI në Gjilan, ka falënderuar donatorin dhe njëkohësisht ka potencuar punën e madhe që është duke u bërë nga një ekip i gjerë në kuadër të Komunës së Gjilanit dhe sipas tij solidariteti që po bëhet edhe nga komuniteti i biznesit, dhe në këtë rast, edhe nga hoxha Elvis Naçi dhe shoqata Firdeus janë duke e bërë më të lehtë tejkalimin e kësaj gjendjeje.

“Një solidaritet i gjerë sikur që e kemi obligim kombëtar dhe fetar po ndodh ndër shqiptarë. Zoti ju bekoftë të gjithëve që jeni duke dhënë nga pasuria juaj për ta tejkaluar këtë situatë edhe familja me gjendje të rëndë ekonomike. Nuk do të lejojmë që askush të ketë mungesën e ushqimeve dhe kjo po bëhet bashkarisht”, pohoi ai.

Edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të shoqatës Firdeus të hoxhës Elvis Naçi, kanë potencuar se ky është një angazhim i koordinuar për të qenë sa më afër qytetarëve në nevojë dhe atyre që për shkak të gjendjes në të cilën jemi kanë mbetur pa ushqim në sofër që të gjithë bashkërisht ta kalojmë këtë situatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)