24 Prill 2024

Komuna e Gjakovës, ADA dhe UNDP dorëzuan lopë dhe makina mjelëse fermerëve lokalë

Prishtinë, 12 dhjetor - Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) u dorëzuan sot 15 fermerëve, përfitues të kësaj komune, nga një lope dhe pajisje mjelëse në një ceremoni rasti ku u mblodhën familjarë të përfituesve, përfaqësues të komunës nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari dhe zyrtarë të UNDP-së.

Këto donacione do t’ju mundësojnë fermerëve të rrisin prodhimin e qumështit dhe qasjen në tregje, duke krijuar më shumë të ardhura për familjet e tyre.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të Paktit Territorial për Punësim të projektit rajonal të UNDP-së dhe ILO-së "Promovimi i Zgjidhjeve Përfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor".

Paktet Territoriale të Punësimit kanë provuar të jenë një qasje e suksesshme në komunat partnere jo vetëm në përmirësimin e gjenerimit të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, përgjegjshmërinë ndaj nevojave të komuniteteve të tyre, por edhe në bashkëpunimin në mes të komunës dhe sektorit dhe shoqërisë civile.

Projekti i UNDP-ILO promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe njerëzve të anashkaluar me mundësi për punësim, zhvillim të shkathtësive dhe sipërmarrësisë rurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)