23 Shkurt 2020

Komuna e Fushë Kosovës nis zbatimin e projektit për Riciklim të mbeturinave!

Prishtinë, 16 dhjetor - Komuna e Fushë Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe  Mjedis dhe Kompania Komunale “Pastrimi” në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-I gjerman dhe me organizatën joqeveritare në Kosovë, Green Art Center-Prishtina (GAC) ne kuadër të projektit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale, pas finalizimit dhe përgatitjes të sistemit, ka nisur  reformën për ndarje në burim për Riciklim të mbeturinave.

Në këtë fazë të pilot projektit për ndarje për riciklim, janë përfshirë këto fshatra: Grabovc i Poshtëm, Sllatinë e madhe, Sllatinë e Vogël, Bardh I Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, Harilaq, të pajisura  paraprakisht prej Komunës së Fushë Kosovës dhe GIZ-german me infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme.

Zyrtarë të drejtorisë përgjegjëse nga Komuna e Fushë Kosovës, tregojnë se janë duke punuar në drejtim të zhvillimit të reformave që kanë për qëllim ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave për  përmbushjen e objektivave sipas Planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, duke synuar krijimin e parakushteve për një mjedis më të pastër në këtë komunë.

Sipas tyre, ky projekt parashihet që gjatë vitit 2020, në një fazë të dytë të shtrihet në gjithë teritorin e Komunës së Fushë Kosovës dhe janë duke u bërë të gjitha parapërgatitjet institucionale në këtë drëjtim.

Sipas menaxherit të KRM “Pastrimi”- njësiti Fushë Kosovë, Misin Berisha, Besisha tregon se ndarja në burim e mbeturinave të riciklueshme është shumë e nevojshme pasiqe kjo do të ndikonte ndjeshëm në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi me fokus eliminim e plastikës në deponi.

Gjithashtu, Berisha thekson rëndësinë e ngritjes së vetëdijes qytetare për ti jetësuar këto reforma që kanë impakt në mjedis, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve.

Ai tregon se Kompania “Pastrimi” është duke punuar ngushtë në zbatimin dhe zgjerimin e këtij pilot projekti dhe ka krijuar ekipën e terrenit që operon shtesë në ditë të caktuara për grumbullimin edhe të mbeturinave të riciklueshme.

Prej anës së GAC, drejtoresha ekzekutive Znj.Beu-Mucaj, thekson se këto reforma në sektorin e menaxhimit të mbetjeve janë të nevojshme

pasiqë synojnë zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi dhe njëherësh ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e ekonomisë qarkore në vend.

Ndër të tjerash, Znj.Beu-Mucaj tregon se këto pilot projekte duhet të jenë të mirë-analizuara me qëllim qëndrueshmërinë e sistemit dhe ku paraprakisht në komunat që janë pjesë e pilot projeteve të riciklimit analizohet dhe përgatitet komplet skema e funksionimit duke nisur prej sigurimit të infrastrukturës, operatorit që i grumbullon, gadishmërisë qytetare dhe ngritjes së vetëdijes deri në destinacionin final ku do të shkojë mbeturina e riciklueshme.

Sipas saj, akoma mungojnë investimet konkrete në këtë sektor si dhe  mekanizmat institucionalë që stimulojnë qytetarin të praktikojë ndarjen në burim,megjithatë aspiratat drejt integrimit evropian e bëjnë të pashmangshmë zgjidhjen e ceshtjes së mbeturinave dhe trajtimin e tyre në nivel vendi.

Komuna e Fushë Kosovës është komuna e gjashtë në nivel vendi, në mes të komunave si Vushtri,Mitrovicë,Drenas,Prizren,Gjakovë, të cilat kanë nisur zbatimin e pilot projektit për riciklimin e mbeturinave duke u përkrahur në fazën e pilotimit prej GIZ-german në bashkëpunim me partnerin implementues organizatën vendore GAC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)