28 Mars 2024

Koalicioni i OJQ-ve organizon panairin që e pasqyron degradimin e mjedisit

Prishtinë, 3 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” organizon panairin “Ekologji(k)a kosovare” i cili do të mbahet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Në kuadër të këtij panairit do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit, si ndotja e ajrit, dëmtimi i pyjeve, lumenjve, gjendjen e deponive të mbeturinave, dëmet nga gurthyesit, ndërtimet e hidrocentraleve etj.

Aty do të shpërndahen edhe shumë hulumtime dhe raporte që janë realizuar në vitet e fundit nga organizatat e koalicionit Pro Open mbi mjedisin në Kosovë.

Gjatë këtij organizimi do të mbahen edhe dy debate. Debati i parë do të ketë në panel zyrtarë të institucioneve shtetërore të fushës së mjedisit, ndërsa debati i dytë përfaqësues të shoqërisë civile që kanë realizuar hulumtime mbi mjedisin në Kosovë.

Gjithashtu në kuadër të panairit “Ekologji(k)a kosovare” do të ndahen edhe tre çmime për shkrimet më të mira mbi mjedisin në Kosovë gjatë vitit 2019.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 09:30 deri në ora 20:00, të martën më 3 dhjetor 2019 në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)