18 Prill 2024

Joe Lynn Turner, në Hardh Fest

Prishtinë, 21 gusht - Nën Sloganin “Mbas Verës, vjen Vera” dhe me rock grupe e dj më të mirë në rajon, këtë vit festivali i vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë do të mbahet më datë 7-8-9 dhe 10 shtator, n`Konak të Rahovecit.

Në këtë mënyrë, Rahoveci do të jetë nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.

Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.

Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Në Hardh Fest 2017, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe dj të ndryshëm si DJ  Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel.

 E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers.

Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers”.

Mbas Verës, vjen Vera - është slogani i sivjetshëm. Prandaj festivali fton te gjithë art dashësit, turistët dhe vizitorët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Vitin e Kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë.

Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në Hardh Fest pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)