18 Tetor 2019

IOWA e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 10 maj –  Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi bashkë me Kryeshefin Ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë pritur sot në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drejtoresha ekzekutive e Iowa Sisters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Me këtë rast, sekretari Halimi i informoi ata me të arriturat e deritanishme në bujqësi, por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor.

Ai tregoi edhe për progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes së sektorit me grante invesitve dhe subvencione, duke treguar se bujqësia mbetet një prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe në vitet e fundit janë bërë investime të mëdha.

Sekretari falënderoi ata për gatishmërinë që shteti i Iowa-s ka treguar për përkrahjen e bujqësisë në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Nga ana e saj, drejtoresha, Heather Jones, vlerësoi të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje me investime në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Po ashtu, ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)