19 Prill 2024

IFC-ja ndihmon Kosovën të përmirësojë financimin e sektorit bujqësor

Prishtinë, 28 janar - International Finance Corporation (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore ka njoftuar se po punon për të përmirësuar financimin e sektorit bujqësor në Kosovë përmes bashkëpunimit me bankat, institucionet mikrofinanciare dhe agrobizneset.

Bujqësia është një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë dhe punësimit në vend, por mbetet e nën-shërbyer nga institucionet financiare.

Studimi i IFC-së i agrobiznesit në Kosovë u paraqit në konferencën e sotshme në Prishtinë. Studimi identifikon nevojat specifike, sfidat dhe mundësitë që lidhen me financimin e sektorit bujqësor.

Studimi tregon nevojat e financimit të fermerëve dhe kompanive bujqësore, dhe si mund t'i përmbushin bankat dhe institucionet mikrofinanciare duke rritur kreditë për bujqësinë. 

"Ne kemi punuar me fermerët, agrobizneset, qeverinë, organizatat ndërkombëtare të donatorëve dhe institucionet financiare për përgatitjen e këtij studimi të agrobiznesit", tha Visar Perani, Zyrtari i Vendit në Kosovë i IFC-së.

"Studimi paraqet situatën aktuale në treg dhe identifikon mundësi specifike ku IFC-ja mund të mbështesë institucionet financiare dhe agrobizneset përmes investimeve dhe shërbimeve këshillimore".

Tradicionalisht, bujqësia ka luajtur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Kontributi i sektorit bujqësor në BPV është rreth 11 për qind; 60 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale, ku bujqësia është një nga opsionet kryesore të punësimit pas sektorëve të tregtisë dhe prodhimit.

Vlera e përgjithshme e prodhimit bujqësor, duke përfshirë shërbimet, vlerësohet në 736.8 milionë euro, me prodhimet me bazë bimore që gjenerojnë 56 për qind të totalit me 412.3 milionë euro, prodhimet blegtorale kontribuojnë me 41 për qind me 302.4 milionë euro, dhe shërbimet gjenerojnë 3 për qind me 22.1 milionë euro.

Megjithatë, sektori i bujqësisë në Kosovë ka hapësirë të konsiderueshme për t'u rritur, dhe IFC-ja mbetet e përkushtuar në përkrahjen e këtij sektori. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)