18 Shkurt 2019

Hardh Fest me moti “Me pamje kah Vneshtat”

Rahovec, 21 qershor - Inspiruar nga tog-fjalëshi 'Me pamje nga deti', Hardh Fest 2018 këtë vit organizohet nën sloganin "Me pamje kah vneshtat", më datë 7,8, dhe 9 shtator në Konak të Rahovecit.

Turistët do të kenë mundësi të kënaqen me pamjet që ofron qyteti i Rahovecit bashkë me plantacionet e vreshtave, që ndryshe ky vend  cilësohet nga turistët ndërkombëtar edhe si Toskana e Kosovës.

 Jeta në Hardh Camp, panairi i verës, garat në shtrydhjen e rrushit, netët me muzikë, plot shoqëri dhe një gotë verë rreth kazanit të rakisë dhe zjarrit, e më pas momentet e këndshme të mëngjesit, janë eksperienca e plotë e shpirtit dhe jetës se Hardh Festit.

Me sloganin “Me pamje kah vneshtat” festivali “Hardh Fest” këtë vit do të sjellë shumë risi dhe atraksione vreshtare, verëtare, turistike dhe kulturore.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi si dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe sponsorëve të festivalit

Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitorë nga mbarë bota. 

Një gotë verë, shijon më shumë ...Me Pamje Kah Vneshta !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)