22 Korrik 2019

Hapet prodhuesi i parë i fidaneve të specializuar në Kosovë

Prishtinë, 21 qershor – Sot kompania Agrobora ka inauguruar serën e parë në Kosovë të specializuar për prodhim të fidanëve të perimeve. Kjo është një arritje e madhe për prodhimin e qëndrueshëm të fidanëve të perimeve në vend dhe për të zgjeruar më tej sistemin e bujqësisë së kontraktuar, që rrit sigurinë financiare të fermerëve.

Për të ndërtuar serën e re për prodhim të specializuar të fidanëve, Agrobora ka siguruar pajisje moderne, përfshirë sistemin e ujitjes, ngrohjen e serës, sistemin e ventilimit, ngrohësin e inkubatorit dhe sistemin e energjisë diellore.

Duke iu drejtuar fermerëve dhe të ftuarve të tjerë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, pronari i kompanisë Agrobora, Flamur Syla that se “misioni ynë është që fermerëve t’u sigurojmë fidanë të shëndetshëm të perimeve si dhe të shndërrohemi në biznes model që përpiqet të zhvillojë agrobiznesin në vend”.

Sera e re për prodhim të specializuar të fidanëve është bashkëfinancim i Agroborës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE). Gjatë ceremonisë, përfaqësuesja e SDC-së Katrin Ochsenbein theksoi se “Inovacioni që prezantojmë sot i kontribuon bujqësisë së kontraktuar, pasi siguron inpute të mira që nga fillimi. Ndikimi i teknologjisë së specializuar shihet në cilësinë superiore të farave. Pritet që përdorimi i fidanëve të specializuar të rrisë dukshëm rendimentin.”

Në kontekstin e Kosovës, teknologjia për prodhimin e fidanëve që sjell Agrobora është revolucion në shumë aspekte. Kjo teknologji sfidon metodën tradicionale të prodhimit të fidanëve që ka rrezik të lartë dështimi apo rezulton në fidanë të pashëndetshëm; fermerët mund t’i mbjellin fidanët e specializuar 2-3 javë më herët, pra të dalin në treg më herët me prodhimet e tyre dhe rrit rendimentin me së paku 30%.

Familja Syla e ka nisur biznesin bujqësor për prodhim të fidanëve që në vitin 1980 dhe kjo serë e re funksionin në përputhje me standardet evropiane. Qëllimi i PPSE-së është të rrisë punësimin e të rinjve në Kosovës përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. PPSE implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)