17 Qershor 2019

Hapet fabrika kanadeze e plehrave artificial

Gjilan, 8 prill - Në Gjilan është përuruar ndërmarrja “Nutrivida Nutrients”, e cila është fabrikë Kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadaori i Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, deputetë dhe pjesëmarrës nga niveli lokal.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka thënë se është një fabrikë e re me një lëmi të re, por me shumë vlerë në sektorin e bujqësisë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.

“Kjo është një risi në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe bujqësor. Produktet e Nutrividës do të jenë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, sepse është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kemikate të rrezikshme dhe do të ushqej bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor. Gjilani menjëherë pas luftës ka marrë mbështetje të shtetit të Kanadës, fillimisht në arsim e konkretisht në Fakultetin e Edukimit, ndërsa pas 20 vjetësh ky interesim po zgjerohet me investime konkrete në sektorin e prodhimit dhe qëndrueshmërisë në bujqësi, për çka Gjilani sot ka nevoj më së shumti”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Kurse në fjalën e tij, ambasadaori I Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, ka potencuar se që nga lënda e parë e deri te produktet finale, Nutrivida është e para me këto produkte në Kosovë.

Ambasadori gjithashtu ka potencuar se që nga dogana, licensimet e ndryshme, lënda e parë, brendingu etj., janë risi në Kosovë. Ky rast është një hap tutje në marredhëniet mes Kosovës dhe Kanadasë. Ai tha se duhet të ketë këmbngulësi më të madhe që Kosova të ecë përpara në fushën e zhvillimit ekonomik dhe prodhimit në veçanti.

Ndërsa, pronari I fabrikës Alban Murati ka përshëndetur të pranishmit dhe është zotuar që kjo fabrikë do të jetë gjithnjë në zhvillim dhe inovacione në sektorin e bujqësisë në formatin e punës dhe eksperiencës kanadeze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)