29 Mars 2024

Hamza nënshkruan reduktimin e normave tatimore për kafshë dhe shpendë

Prishtinë, 26 qershor - Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave Bedri Hamza sot ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 %  në 8 % për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas Kodeve tarifore të Doganës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106.

Ky vendim, është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga  ministri Bedri Hamza  në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit  të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri i Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç  i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky vendim  hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)