25 Prill 2024

Global Footprint Network paralajmëron për borxhin ekologjik

Prishtinë, 30 korrik – Të mërkurën me 1 gusht bota do të hyjë në borxhin ekologjik kështu kanë paralajmëruar Global Footprint Network (GFN). Dita e borxhit ekologjik është ajo ditë kur kërkesat e njerëzimit ndaj natyrës tejkalojnë mundësinë e ekosistemeve të tokës që të rinovohen brenda një viti.

Këtë vit kjo ditë mbahet më herët prej se bëhen matjet (në vitin 1997 ka qenë në shtator) dhe në mënyrë simbolike tregon ndikimin e aktiviteteve të njeriut në natyrë. Sipas GFN-së për nevojat aktuale të njerëzimit nevojiten 1,7 planetë që të kemi burime te mjaftueshme natyrore për te përkrahur aktivitetet e njerëzve.

„Fakti se kjo ditë çdo vit shtyhet përpara tregon se ne ende nuk sillemi me përgjegjësi ndaj planetit tonë! Jemi duke jetuar nga huaja qe po e marrim nga ardhmëria e fëmijëve tonë,” tha Deni Porej drejtor i WWF Adria. “Sipas Raportit për gjendjen e planetit  të gjitha vendet në regjionin tonë jetojnë mbi kapacitetet natyrore të tyre. Kjo dëshmohet edhe nga dëshmitë e GFN-së për ndikimin ekologjik, qe bën matjet në hektarët global (ghe). Kjo është njësi për matjen e kërkesave tona ndaj Tokës (ndikimin ekologjik) dhe mundësitë e Tokës që të ofroje këto kapacitete (biokapaciteti). Sipas këtyre të dhënave Sllovenia udhëheq ne regjionin tonë e cila hyn në borxhin ekologjik me 12 maj, pason Kroacia me 19 Qershor, Mali i Zi me 29 Qershor, Bosnja dhe Hercegovina me 6 Korrik, Maqedonia me 19 Korrik, Serbia 30 Korrik, si dhe e fundit hyn Shqipëria me 14 Tetor,” tha Porej.

Borxhi ekologjik është i mundur në një kohë të kufizuar para se baza e natyrës për mbijetesën e njerëzve të fillojë të degradohet dhe ne fund të shkatërrohet plotësisht. Duke pasur parasysh se nevojat tona janë duke tejkaluar mundësinë e planetit tonë që të rigjenerohet, në çka ndikim shtesë kanë edhe ndryshimet klimatike, pra Dita e borxhit ekologjik është përkujtues i fuqishëm që ne individualisht si dhe shtetet duhet të ndërmarrin veprime te menjëhershme për mbrojtjen e pyjeve, oqeaneve, ujerave të ëmbla, botës bimore dhe shtazore. Se si mund të ndryshoni ndikimin tuaj në natyrë mund të gjeni në faqen e GFN-se dhe WWF Adria. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)