26 Prill 2024

Gjilani sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit

Gjilan, 13 gusht – Komuna e Gjilanit sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor, me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka njoftuar se dezinsektimi nis nga ora 20:00 deri në mesnatë dhe zgjat gjashtë ditë me radhë.

Me këtë rast, Komuna e Gjilanit kërkon nga bletarët që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)