25 Shkurt 2020

Gjilani shpërndan 31 mëshqerra për blegtorët

Gjilan, 28 janar - Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, e mbështetur nga organizata për zhvillim rural “Mëshqerra”, ka shpërndar sot 31 mëshqerra barsë për blegtorët e kësaj komune.

Në ceremoninë e shpërndarjes, nënkryetari Arbër Ismajli, ka falënderuar partnerin OZHR Mëshqerra, për mundësinë e madhe për fermerët e Gjilanit.

“Në emër të kryetarit Haziri, sot po i shpërndajmë këto gjedhe, që është faza e dytë e projektit. Konkurrenca që i janë nënshtruar bujqit në bazë të thirrjes publike, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër, pasi numri i aplikuesve e kalon numrin 100. Faleminderit partnerëve që kanë kontribuar dhe uroj që blegtorët t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ismajli.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, tha se për fat të mire, Gjilani e ka industrinë e qumështit jashtëzakonisht të zhvilluar që sot funksionin me 50 përqind të kapaciteteve.

“Nuk e di që ka mënyrë më të mirë për ta nisur këtë vit se sa duke e rritur fondin blegtoral edhe për 31 krerë mëshqerra barsë të racës së pastër Hollshtajn. Ky është kontigjenti i dytë që iu dedikohet blegtorëve. Një falënderim të veçantë për OZHR Mëshqerra, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij projekti, për t’i dalë në mbështetje bujqve. Interesimi i madh i fermerëve na bën që të vazhdojmë me këtë projekt edhe në të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

Ai tha se janë përzgjedhur fermerët që kultuivojnë një deri në katër krer lope, ndërkohë që Komuna për çdo krer mëshqerre përticipon me 800 euro.

Drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, tha se falë punës së palodhshme të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë arritur që ta përmbyllin edhe projektin e dytë me sukses.

“Kjo është vetëm në të mirë të fermerëve të Gjilanit. Është bërë një punë shumë e madhe në terren, ku e kemi pasur shumë të vështirë në përzgjedhjen e përfituesve. Aty ku punohet drejtë, si në rastin e Gjilanit, ne gjithmonë do të jemi mbështetës të parezervë”, tha ajo.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)