22 Korrik 2019

Gjilani shpërndan 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët

Gjilan, 11 qershor - Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndar sot 250 shtëpiza për bletarët dhe 40 makina mjelëse për blegtorët.

Në ceremoninë e shpërndarjes, kryetari Lutfi Haziri tha se për 20 vjet në liri nuk janë përmbushur nevojat e bujqve nga ana e shtetit, po pohoi se kjo është një dhuratë e vogël në vigjilje të 20-vjetorit të çlirimit për familjet bujqësore dhe kryefamiljarët që po e mbajnë jetën gjallë në Gjilan.

“Për njerëzit që e punojnë tokën do të ketë lehtësime, por për njerëzit që nuk e punojnë do të ketë pagesë të tatimit. Për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kjo është një dhratë e vogël për juve, familjet që merren me bujqësi, të cilët me djersën dhe duartë tuaja, vazhdoni ta mbani jetën gjallë. Unë e inkurajoj drejtorin që të vazhdojnë të rrisin subvencionimin në naftë, në mënyrë që ta ulin koston e prodhimit në bujqësi. Do të vazhdojmë ta subvencionojmë edhe bimën e duhanit. Po shkojmë të krijimit të qytetit të gjelbërt, jo veç me parqe dhe lule, por edhe me punë dhe me ara të punuara”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se shërndarja e shtëpizave dhe makinave mjelëse në vigjilje të ditëve të çlirimit, tregon edhe nderimin dhe respektin e punës së bujqve, rezultatet dhe të arriturat, duke e falënderuar në vecanti kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme.

“I kemi përzgjedhur këto dy projekte sepse sektori i bletarisë është ai që është zhvilluar në mënyrën më të kënaqshme. Në vitin 2014 i kemi pasur 155 bletarë ose 3074 shoqëri bletësh, sot i numërojnë mbi 300 bletarë ose mbi 9 mijë shoqëri bletësh. Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor sepse synojmë t’i bëjmë 15 mijë shoqëri bletësh kur edhe i përmbushim plotësisht nevojat tona. Edhe sektori i blegtorisë është i një rëndësi të veçantë. Me angazhimin e kryetarit, partner të këtij sektori e kemi shkollën e bujqësisë dhe po shpresoj shumë që në vjeshtë të arrijmë edhe një kontigjent të lopëve”, ka deklaruar Ramadani. 

Në fund, Haziri e Ramadani i kanë bërë thirrje bujqve që t’i shfrytëzojnë dy memorandumet e bashkëpunimit që Komuna i ka nënshkruar me Shell Kosova dhe HIB Petrol, për t’u furnizuar me derivate prej 5 cent më lirë për litër te e para dhe 6 cent te kjo e dyta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019

- Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)