28 Mars 2024

Gjilani shpërndan 200 mijë kilogram grur për mbjelljet vjeshtore

Gjilan, 13 tetor - Komuna e Gjilanit sot ka shpërndar 200 mijë kilogram grur për rreth 800 fermer të Gjilanit, në kuadër të subvencionimit të mbjelljeve vjeshtore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të grurit, duke siguruar farë cilësore dhe të përshtatshme për tokën e Gjilanit.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, është shprehur i gëzuar me këtë subvencion të grurit, duke potencuar që vetëm me mbështetje dhe me orientim të subvencioneve në sektor të ndryshëm në bujqësi, sigurohet rritje e kapaciteteve prodhuese.

“Falë mbështetjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, këtë vit sikur edhe në vitet tjera kemi arritur që të subvencionojmë mbjelljet vjeshtore për rreth 800 fermerë që do të mbulohet një sipërfaqe prej rreth 800 hektarësh, ndërsa sipërfaqet e mbjella këtë vit me kulturën e grurit do të jenë mbi 3 mijë hektarë. Komuna e Gjilanit ka mbështetur të gjithë femerët aplikues për farën e grurit, të cilët nuk janë përfshirë në skemën e mbjelljeve vjeshtore të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë drejtori Ramadani.

Më tej Ramadani ka bërë të ditur se këtë vit janë realizuar shumë projekte në bujqësi dhe ky i sotmi është vetëm njëri nga to, në mbështetje të bujkut gjilanas.

“Subvencionimi i mbjelljeve pranëverore dhe vjeshtore, por edhe projekte të tjera janë gjithnjë në shërbim të krijimit të lehtësirave dhe mbështetjes së bujkut të Gjilanit. Projekti i sotëm është vetëm njëri nga shumë projekte të realizuara nga Komuna e Gjilanit, për të vazhduar edhe me projekte të tjera, tashmë të planifikuara për këtë vit. Temperaturat e volitshme janë favorizuese, që mbjellja të kryhet në kushte jashtzakonisht të mira klimatike”, ka potencuar drejtori Ramadani.

Ramadani më tej ka shfaqur edhe vizionin e kryetarit, Lutfi Haziri, për mbështetjen në katër vitet e ardhshme në bujqësi, duke shfaqur edhe zotimin, që nga viti vijues në bazë të programit të kryetarit Haziri, do të fillohet sibvencionimi i bimës së duhanit, prej 1200 euro për hektarë. E gjitha kjo për ta rikthyer fuqishëm prodhimin e industrisë së duhanit në Komunën e Gjilanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)