16 Janar 2019

Gjilani mobilizohet për aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Gjilan, 14 shtator - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me këshillin komunal të drejtorëve, me përfaqësuesit e Kuvendit, ka takuar sot udhëheqësit e të gjitha institucioneve duke përfshirë Gjykatën, Prokurorinë, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Universitetit, Bashkësinë Islame, udhëheqësit e shëndetësisë në nivelin primar dhe regjional, ndërmarrjet komunale etj, me të cilët kanë bashkëbiseduar për organizimin masovik të fillimit të aksionit për pastrim të Gjilanit.

Kryetari Haziri ka kërkuar pjesëmarrje masive nga të gjitha institucionet e përmendura dhe nga shoqëria civile e nga qytetarët për të krijuar një ambient më të mirë.

Ai ka potencuar se takimi në qendër të qytetit është nga ora 9:00 në sheshin “Agim Ramadani” për t’u shpërndar pastaj në bazë të lokacioneve të caktuara me planin e veprimit.

“Pas takimit shpërndarja e masës bëhet në drejtim të rrugës së Prishtinës, të Preshevës dhe të Bujanocit. Gjithashtu secila shkollë me komunitetin do të bëjnë pastrimin e ambientit të shkollës por edhe të lagjesnën. Ekipe tjera do të pastrojnë varrezat e qytetit, varrezat e dëshmorëve, të pendës, lumenjëve, parqeve, institucioneve dhe hapësirave rreth tyre, pastaj ambientin e institucioneve shëndetësore, të institucioneve të drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes. Këshillat e Fshatrave dhe lagjeve së bashku edhe me Bashkësinë Islame dhe banorët nëpër këto lokalitete do të pastrojnë fshatin, varrezat e fshatrave dhe hapësirat publike nëpër fshatra”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që bashkërisht të krijojmë një ambient të pastërt për jetë, në mënyrë që java e parë e pastrimit të arrij qëllimin e saj real, për të vazhduar pastaj me planin e gjelbrimit të zonave të ndryshme, kudo që është e nevojshme në koordinim me komunitetin.

Kryetari ka apeluar te të gjithë qytetarët dhe komuniteti i biznesit që t’i bashkohen aksionit për pastrim dhe të jenë kontribues të ruajtjes së pastërtisë më vonë.

Të gjithë pjesëmarrësit tjerë në këtë takim kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për angazhim maksimal, në mënyrë që efekti i aksionit të jetë i lartë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)