25 Prill 2024

Gjilani furnizon me farë për mbjelljet pranëverore 572 fermerët aplikues

Gjilan, 12 prill - Komuna e Gjilanit me projektin për mbjelljet pranëverore ka furnizuar me farë misri 572 fermer, duke punuar vazhdimisht në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë.

Në shpërndarjen e farës kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, të cilët kanë paralajmëruar edhe shumë investime në sektorin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, perimtarisë, por edhe investimin në subvencionim direkt në mekanizëm bujqësor.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se edhe këtë vit të gjithë fermerët aplikues janë përfitues, duke mos refuzuar asnjë të tillë, me qëllimin e vetëm për zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi në Gjilan, si potencial i fuqishëm i zhvillimit lokal ekonomik.

“Jam shumë i lumtur që Komuna e Gjilanit, ka arritur që nga buxheti vetanak të subvencionoj me farë misri për mbjelljet pranëverore të gjithë fermerët aplikues. Institucionet e Komunës së Gjilanit, gjithmonë do të jenë afër fermerëve për të gjitha nevojat që ata i kanë nga të gjitha fushat e bujqësisë. Bereqeti i Gjilanit dhe zhvillimi i këtij sektori varet nga mundi dhe puna që e bëjnë këta fermer, në angazhimin e tyre permanent”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar se kushtet e mira klimatike që po e përcjellin këtyre ditëve Gjilanin dhe Kosovën, e bëjnë edhe më të vlefshëm subvencionimin që ndahet sot, sepse sipas tij, kjo u lehtëson punën jashtzakonisht shumë fermerëve tanë që të kenë sukses.

“Fermerët nga Komuna e Gjilanit, llogariten partnerët tanë, të zhvillimit të bujqësisë dhe për realizimin e qëllimit tonë kemi mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili, të gjitha projektet e bujqësisë i ka përkrahur në vazhdimësi."

"Gjatë javëve dhe muajve në vijim kemi tashmë të aprovuar projektet konkrete në sektorin e perimtarisë, pemtarisë, mekanizimit bujqësor, serave, pastaj sektorin e blegtorisë dhe projekte ku të gjithë sektorët e bujqësisë do të jenë përfitues”, ka thënë drejtori, Ramadani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)