19 Mars 2024

Gjendja me furnizim me miell dhe produkte është stabile, s’ka vend për panik

Gjilan, 27 mars -  Në territorin e komunës së Gjilanit gjendja me furnizim me miell dhe produkte të tjera është stabile dhe qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik.

Kjo u bë e ditur sot në takimin që nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, pati me kryeinspetorin Nevzad Rushiti dhe inspektorët e kësaj Komune.

“Defitinivisht është lajm i mirë se situata është stabile në këtë aspekt dhe nuk ka vend për panik. Po vizitohen në vazhdimësi të gjitha llojet e marketeve dhe ju garantoj që nuk ka vend për panik. Edhe furrat kanë kapacitete të kënaqshme ”, ka deklaruar numri dy i Gjilanit.

Në këtë takim u tha se në bazë të vizitave ne terren, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim të çmimeve në këtë fazë.

Ndryshe, inspektorët komunalë po punojnë me rrotacion 24 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)