16 Prill 2024

Fillon zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e Komunës së Pejës, Vushtrrisë dhe Vitisë.

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat në ditët në vijim do të nënshkruhen edhe me komunat tjera të tërë Kosovës, fillon faza e parë për implementimin e planit të ri për ujitjen e tokave bujqësore.

”Ky është një master plan që ka filluar në kohën kur kryeministri aktual Avdullah Hoti ishte ministër i Financave, një marrëveshje bashkë me Bankën Botërore, ku parashihen të investohen 600 milionë euro dymbëdhjetë vitet e ardhshme për të ngritur sipërfaqen e tokave nën ujitje nga 20 mijë hektarët aktual në 90 mijë hektarë”, ka thënë ministri Mustafa.

Me këtë rast, ai ka uruar kryetarët e tri komunave të Kosovës që tashmë po e fillojnë realizmin e këtij projekti madhor, duke theksuar se kjo do të vazhdojë në ditët në vijim edhe me komuna të tjera.

Në anën tjetër, kryetarët e tri komunave kanë vlerësuar këtë projekt, i cili sipas tyre do të ndikojë në rritjen e produktivitetit në sektorin e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)