19 Prill 2018

Fillon fushata e vaksinimit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës

Prishtinë, 11 prill - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se sot në fshatin Livaxhë, komuna Graçanicë, fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës (LSD).

 Hapjen e fushatës do ta bëj Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci.

Vaksinimin do të bëhet ne tërë territorin e Republikës se Kosovës, për të gjitha kafshët të llojit të gjedhit.

Informatat tjera për këtë fushat do të merren në teren në hapje të fushatës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

 - Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)


- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)