21 Tetor 2019

Fillojnë ditët e promovimit të asparagut

Prishtinë, 2 maj – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic bashkë me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno kanë marrë pjesë në promovimin e asparagut, që u mbajt sot në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin kultivues të asparagut nga gjithë vendi.

Me këtë rast, ministrja Zivic gjatë vizitës që ua bëri kultivuesve të asparagut, ka theksuar do të angazhohen që vazhdimisht kulturat e reja bujqësore të  kenë përkrahjen e ministrisë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë me këtë ta rrisin edhe interesimin për kultivimin e tyre.

Në anën tjetër edhe drejtuesit e USAID-it thanë se përmes programit aktual të tyre “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO)”, janë duke punuar me tregjet vendore dhe ato potenciale ndërkombëtare për të shitur sasitë e asparagut që vijnë nga mbjelljet aktuale dhe të reja. Po ashtu ata kanë treguar se janë duke punuar me përpunuesit për të përcaktuar mundësitë e përpunimit për kulturën e asparagut.

Ndryshe, ditët e promovimit të asparagut kanë filluar sot dhe do të zgjasin deri më 4 maj, ndërkaq asparagu është një bimë barishtore, e cila në Kosovë kultivohet kryesisht në Pejë, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Istog, Prishtinë dhe Kamenicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)