26 Prill 2024

Festivali Agrofesta 2019 vjen me shumë risi

Krushë e Madhe, 4 shtator - Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta, në edicionin e gjashtë vjen me shumë ndryshime.

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.

Në këtë edicion, Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit.

Festivali sivjet mbahet më 14 shtator dhe mbahet me përkrahjen e Komunës Rahovec.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)