18 Korrik 2018

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri

Prishtinë, 6 dhjetor - Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumeshtit ka dërguar të martën një kontigjent të  ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës.

Ky kontigjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër.

Me rastin e përmbytjeve të fundit në Shqipëri, Bordi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur takim urgjent me qëllim të daljes në ndihmë fermerëve të Shqipërisë së jugut dhe për një afat të shkurtër kohor ka arritur ta dergojë kontigjentin e parë të ndihmës humanitare për regjionin e përmbytur të Vlorës.

 Pas këtij kontigjenti Shoqata është duke mbledhur ndihma për një kontigjent të dytë që do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 “E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontigjentit të parë.

 Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e ditëve të fundit që ndodhën në Shqipëri.

 Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me UNDP organizojnë takim me shoqërinë civile dhe gazetarë ku do të flasin për Sustainable Development Goals, konkretisht në lidhje varfërinë, se si kjo dukuri raportohet nga mediet dhe se si shoqëria civile e promovon rrënjosjen e varfërisë në Kosovë. (Qendra Termokiss, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionit me rektorët e Universiteteve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
   
- Ministris së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec, bëjnë homazhe te vendi i betejës. (Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë, Rahovec, ora 10:00)   

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do te shqyrtohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe amendamenteve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 203, ora 11:00)
   
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”,  mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. (Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, 11:00)   

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në kompaninë “HIB Petrol”. (HIB Petrol, rruga per Ferizaj, afer Hotel Emerald, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 2014, ora 13:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistit Dëfrim Jupa. (Galeria “Monet Arts & Books”, rr. “Hajdar Dushi”, ora 19:00)