16 Prill 2024

Fermerët e Kosovës kërkojn mbrojtje të interesave të prodhuesve kosovarë

Prishtinë, 19 prill - Ne fermerët e Kosovës shprehim shqetësim të thellë pas raportimeve të mediave vendore dhe atyre të Bosnjes lidhur me një marrëveshje të supozuar mes Kryministrit tonë dhe atij boshnjak për prolongimin e vendimit të MTI-së që parasheh masa mbrojtëse ndaj importit të produketve të qumështit që vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Meqë nga Kryeministria e Kosovës nuk ka pasur një njoftim zyrtar për këto raportime, ne kërkojmë nga Kryministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj që të deklarohet qartë nëse ka bërë një marrëveshje të tillë me homologun e tij boshnjak gjatë Samitit Digjital në Shkup.

Ne duam të cekim edhe njiherë që vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin tonë në vitet e fundit.

Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Bosnjën, ku kjo as që e njeh shtetin tonë dhe i referohet gjithmonë me UNMIK Kosovo ose Kosova dhe Metohija, ndërsa exportimi i mallrave tona në këtë vend është pothuajse i pamundur.

Ne sinqerisht shpresojmë se raportimet për stopimin e këtij vendimi të jenë të pavërteta, ndërsa mbesim thellësisht të brengosur deri në një sqarim definitiv nga Kryeministri i Kosovës.

Është momenti i fundit që institucionet kosovare të fillojnë të mbrojnë interesat e prodhuesve kosovarë dhe tu japin atyre një mundësi te zhvillimit. Masa e paralajmeruar për mbrojtje nga prodhimet e Bosnjës është mirëpritur, dhe është e pakumptimtë që një masë e tillë të hiqet vetëm pas pak ditësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)