22 Maj 2018

Elhami Hajdari pezullohet nga pozita e Drejtorit te AZHRB-së

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo përmes një deklarate për media ka thenë se ka një lajm të mirë për të gjithë fermerët e Kosovës pasi qe Elhami Hajdari nuk është më Drejtor i Agjencisë për Zhvillim Bujqesor dhe Rural (AZHBR).

"Pas shumë ankesave dhe padive të cilat janë adresuar nga fermerët kundër punës së këtij Agjencioni, si dhe konfirmimi nga Prokuroria që është hapur proces ndaj tij, unë kam marrë vendim për pezullim të z. Hajdari", ka thënë ministri Rikalo.

Arsyeja e këtij vendimi sipas tij lidhet me çështjen e korrupsionit.

"Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëriu në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë", ka shtuar ai.

I gjithë dokumentacioni i Agjencisë sipas tij do të jetë në disponueshmërinë e organeve të hetuesisë.

Hetimi sipas tij nuk do të mund të ndalet me mënyra korruptive përmes punësimit të grave dhe kërcënimet ndaj aplikuesve.

"I bëjë thirrje publikut dhe mediave që të përcjellin çdo rast që është ngritur kundër z. Hajdari", thekson ministri Rikalo.

Gjithashtu, për mediat e interesuara ministri ka thënë se do të ofroj për disponueshmëri gjithë materialin me dokumente për rastin e kompanisë “Extra Fruit Filings” nga Prizreni, për të cilën kam dhënë urdhër që të kryhet superkontrolla, me kërkesë të avokatit të kësaj kompanie për nevoja të procesit gjyqësor, e cila udhëhiqet mes kompanisë dhe Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, lidhur me grantin i cili është ndarë në vitin 2015 në kohën kur unë nuk isha i ngarkuar me detyrën e Ministrit të MBPZHR-së. Përmes manipulimit të këtij rasti, z. Hajdari synon ta shpërqendroj vëmendjen nga rastet korruptive në një rast imagjinar.

"Unë kam iniciuar 6 raste të superkontrollës, ku më janë ofruar dëshmi të forta se kompanitë dhe fermerët janë dëmtuar nga ana e Agjencisë. Superkontrolla e ka si detyrë të vetme të vërtetojë situatën aktuale dhe në këtë rast, AZHB-ja nuk mund të ndërroj vendimin të cilin e ka dhënë vet."

"Kështu, të gjitha informacionet e dhëna nga z. Hajdari janë gënjeshtra të thjeshta dhe manipulime përmes të cilave ka marrë vëmendje nga gazetarët dhe mediat të cilave u kemi ofruar qasje të plotë në dokumentet rreth këtij rasti, ndërsa të njëjtat dhanë pasqyrë false të tyre dhe nuk i pasqyruan dëshmitë e ofruara nga ne."

"Detyrën e Drejtorit të Agjencisë, z. Hajdarit nuk ia ka trashëguar babai i tij që të merr apo të lërë vendimin e pezullimit të tij nga detyra, ndërsa tani ky rast është në Komisionin Disiplinor për Zyrtarë të Lartë të Qeverisë. Dhe gjithashtu prej një periudhe të gjatë kohore është nën përgjegjësinë e policisë dhe prokurorisë të cilët udhëheqin procedurat kundër Drejtorit të pezulluar", ka thënë ministri Rikalo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Autoritetit të Aviacionit Civil, shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër, më 22 maj 2018, viziton Burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të përvjetorit të masakrës së vitit 1999. (Dubravë​, ora 10:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe OJQ George Williams Youth Association in Kosovo me qëllim financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës. (Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. (Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora 12:30)

-  Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq raportojn para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin joshumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Vitisë, ku bashkë me kryetarin e komunës do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Objekti i komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, marrin pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE.. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës do të përurojnë rrugën e ndërtuar rishtas midis Krushevës dhe Shishtavecit, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Vendkalimi kufitar mes fshtarave Krushevë dhe Shishtavec Komuna e Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)