22 Tetor 2020

EC Ma Ndryshe nis biseda të gjelbra me nxënës të shkollave

Prishtinë, 15 tetor - EC Ma Ndryshe ka filluar ciklin e debateve “Green Talks - Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Në debatin e parë kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, nxënës dhe mësimdhënës nga ShFMU (Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta) “Emin Duraku”, “Ibrahim Fehmiu”, “Mati Logoreci” dhe “Mustafa Bakiu”, si dhe përfaqësues të organizatës “EC Ma Ndryshe”.

Në fillim të këtij takimi është prezantuar projekti në kuadër të të cilit organizohet ky aktivitet nga Nora Simitçiu, EC Ma Ndryshe.

Po ashtu janë prezantuar edhe të gjeturat nga hulumtimi i fundit “Hapësirat Publike Gjelbëruese” në Prizren, realizuar nga EC, qëllimi i të cilit është vlerësimi direkt nga qytetarët mbi cilësinë e shfrytëzueshmërisë së hapësirave publike të cilat janë në dispozicion.

Para nënkryetarit Shehu, përfaqësues të shkollave prezente kanë paraqitur aktivitetet me të cilat angazhohen ata si shkollë, si dhe kanë adresuar disa pyetje që i shqetësojnë nxënësit, me theks të veçantë çështjet mjedisore.

Ata adresuan çështjen e qenve endacakë duke e parë shqetësuese këtë gjendje, si dhe adresuan çështjet e vendosjes së shportave për riciklim dhe mbjelljes së fidaneve. Po ashtu ata shprehën si shqetësim edhe gjendjen aktuale të krijuar të lumenjve tanë si rezultat i derdhjes së ujërave të zeza.

Në anën tjetër edhe z.Shehu i njoftoj të pranishmit për aktivitetet dhe projektet aktuale të Komunës. Ai i njoftoj të pranishmit për veprimin e Zyrës së Gjelbër në nivel të komunës si dhe prezantoi projektet aktuale dhe projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Nënkryetari njoftoj se do të intervenohet në shtimin e parkingjeve dhe shtigjeve për biçikleta. Potencoi që janë shqiptuar disa gjoba për personat që ndotin ambientin, janë pastruar 50 deponi ilegale si dhe publikoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionalizohet fabrika për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnje, kapacitet ky që do të mund ta mbuloj një pjesë të qytetit të Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)