28 Mars 2024

Dogana kap mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Prishtinë, 11 dhjetor - Njesitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimt i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Dogana ka njoftuar se pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallëra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Me ketë rast sipas njoftimit të Doganës ështe ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë te perafert rreth 7,000.00 Euro.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundervajtëse.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)