21 Janar 2021

Deponitë ilegale po shkatërrojnë mjedisin në Kosovë

Prishtinë, 1 dhjetor - Sipas kompetencave që dalin nga ligji për mbeturinat, si dhe aktet e tjera nënligjore Komunat në Kosovë ende përballen me praninë e një numri të madh të deponive ilegale të mbeturinave që vazhdojnë të kërcënojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të grumbulluara prej raporteve ndër vite nga Agjensioni për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë rezulton rritje në shtrirje të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në nivel vendi ku nga 57.7% në vitin 2016, në 70.9% në vitin 2017 dhe 75.6% në vitin 2018.

Gjithashtu, bazuar në të këto të dhëna dhe në bazë të raportimeve të komunave për vitin 2018  janë regjistruar  2,246 deponi ilegale të madhësive dhe llojeve të ndryshme.

Krahasuar me vitin paraprak, edhe pse shtrirja e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në nivel vendi ka pasur rritje, sërish vendi ynë përballet me numër të madh të deponive ilegale në nivel vendi.

Bazuar në të dhënat nga të gjitha komunat në Kosovë (për vitin referent 2018), pjesa më e madhe e deponive janë deponi të mëdha 39%, deponi të mesme 32% dhe të vogla 29% ndërsa lloji dominues i mbeturinave në këto deponi është 46% mbeturina komunale, 37% mbeturinat e ndërtimit dhe rrënimit, 7% mbeturina industriale dhe të rrezikshme, 4% mbeturina të vëllimshme dhe 6% mbeturina të tjera.

Bazuar shpërndarjen e deponive ilegale në rajone Prishtina renditet e para me 582 deponi, pastaj Prizreni me 448, Gjilani 377, Peja 342, Mitrovica 221 etj. Edhe pse raporti I vlerësimit të gjendjes me mbeturina për vitin 2019 nuk është publikuar akoma, sërish sipas burimeve gjendja e mjedisit dhe prezenca e deponive ilegale mbetet dukuri problematike në nivel vendi.

Kësisoj, edhe pse shërbimi për grumbullim të mbeturinave ka pasur progres, sërish komunat përballen me hedhjen e pakontrolluar të mbeturinave, të cilat krijojnë deponi ilegale të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Në një prononcim të rastit prej komunës së Drenasit, zyrtari komunal në drejtorinë për shërbime publike Hoxha ka bërë me dije se si komunë janë duke punuar intensivisht në eleminimin e deponive ilegale të krijuara në territorin e komunës ndër vite, duke e reduktuar numrin e tyre prej 90 deponi sipas vitit referent 2018 në 31 deponi ilegale aktive përgjatë vitit 2019.

Sipas tij, komuna e Drenasit është duke punuar intensivisht në eleminimin e deponive ilegale dhe është duke krijuar kushte për hedhjen e kontrolluar të mbeturinave inerte përmes caktimit dhe funksionalizimit provizor të një lokacioni për mbeturina inerte  në fshatin Llapushnik, ku prodhuesit e këtij lloji të mbeturinës të mund ta dërgojnë këtë lloj mbetje në lokacionin e caktuar.

Megjithatë, sipas Zt. Hoxha mbetet sfidë monitorimi i hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave prej anës së individëve të papërgjegjshëm si pasojë e mungesës së kapaciteteve në numër të inspektorëve mjedisor.

Ndërkohë, sipas organizatës Green Art Center (GAC), Pajtim Kastrati koordinator në organizatë, potencon se është me rëndësi që institucionet të trajtojnë me seriozitet eleminimin e deponive ilegale duke ndërmarrë hapa adekuat nga niveli qendor dhe lokal në ndërtimin e sistemit të mirëfilltë të menaxhimit të mbeturinave dhe ngritjen e kapaciteteve sa i përket zbatimin të ligjit për të parandaluar hudhjen e mbeturianve.

Sipas tij, do ishte shumë e rëndësishme që të gjitha komunat përmes veprimeve konkrete në një afat kohor sa më të shpejtë të rrisin shkallën e mbulimit me shërbim të mbledhjes së mbeturinave në komplet territoret e tyre komunale dhe kjo do të rezultonte në zvogëlimin e deponive ilegale të llojit të mbeturinave komunale.

Gjithashtu, sipas tij hap tjetër mjaft i domosdoshëm do ishte edhe ofrimi i shërbimeve tek qytetarët nga kompanitë e licensuara për fraksionet e mbeturinave të vëllimshme dhe ndërtimore – rrënimit dhe në këtë mënyrë do zvogëlohej dukshëm numri i deponive ilegale si dhe në anën tjeter ky fraksion i mbeturinave do të integrohej në një menaxhim adekuat prej grumbullimit deri në trajtimin përfundimtar si produkt i përdorshëm në industri të ndryshme.

Megjithatë, përkundër faktit që aspiratat e shtetit të Kosovës janë drejt integrimeve në BE, fatkeqësisht realiteti në Kosovë tregon se gjendja e mjedisit paraqitet e rënduar si pasojë e mungesës së sistemeve për menaxhim të integruar mbeturinave dhe zbatimit të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)