20 Prill 2024

Denoncohet MBPZHR për keqpërdorime gjatë shpërndarjeve të granteve

Prishtinë, 26 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah denoncimin që Kompania Bylmeti bëri ndaj keqpërdorimeve që po bëhen gjatë shpërndarjeve të granteve, rasti konkret i Grantit nga Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë.

Duke pas parasysh që këto grante ndikojnë në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjitha fondet të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e vendit të shkojnë aty ku edhe janë të parapara dhe se çdo keqpërdorim i fondeve të përballet me organet e drejtësisë.

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah dhe kërkon nga bizneset që të jenë sa më bashkëpunues dhe të paraqesin raste të tilla të keqpërdorimeve, pasiqë shpërndarja e drejtë granteve do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në rritje të punësimit dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)