11 Korrik 2020

Degradimi i moçaleve, lumenjve dhe liqeneve kontribuon në ngrohjen globale

Prishtinë, 1 shkurt - Me rastin e shënimit të Ditës Botërorë të Ligatinave WWF paralajmëron se humbja dhe degradimi i moçaleve, lumenjve dhe liqeneve kontribuon në problemin e ngrohjes globale.

Djegia e linjitit përbën një të dhjetën e emetimeve vjetore të gazrave serrë nga lëndët djegëse fosile dhe shkatërrimi i ligatinave kontribuon në afro një të katërtën e emetimeve globale të metanit.

Çdo vit, më 2 shkurt, shënojmë Ditën Botërore të Ligatinave, të cilat në nivel ndërkombëtar mbrohen nga Konventa Ramsar, përmes së cilës tentohet të rritet ndërgjegjësimi për rolin e tyre të rëndësishëm për njerëzit dhe natyrën.

Edhe ketë vit WWF si partner zyrtar i Konventës Ramsar dëshiron të theksojë rëndësinë e ruajtjes së ligatinave në luftën kundër ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike.

Situata me të cilën përballemi sot është më shumë se alarmante. Ligatinat janë sistemet më produktive ekologjike, sepse ato thithin dhe mbajnë dy herë më shumë dioksid karboni se të gjitha pyjet botërore së bashku.

Edhe pse mbulojnë vetëm 3% të sipërfaqes së tokës, ato janë duke u zhdukur tre herë më shpejtë se sa pyjet tropikale.

Gjatë reshjeve të mëdha, ligatinat shërbejnë për ruajtjen, mbajtjen e ujit të tepërt që parandalon katastrofat natyrore dhe ekonomike, ndërkohë që vegjetacioni i tyre kontribuon në cilësinë më të mirë të ujit dhe vepron si një filtër që redukton ndikimin e burimeve të ndryshme të ndotjes.

Ambicia e vogla për mbrojtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla nga shtetet anëtare të BE-se ka nxitur mbi 100 organizata joqeveritare që të nisin fushatën  #ProtectWater për t'u dhënë mundësinë qytetarëve në të gjithë Evropën të shprehin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë në debatin publik gjatë procesit të vlerësimit të Direktivës se BE-se per Ujërat.

Deri tani më shumë se 250,000 njerëz i kanë thënë JO ndryshimit të rregullores më të fuqishme që siguron mbrojtjen e ujit.

Vetëm së bashku mund të ndryshojmë situatën aktuale dhe të parandalojmë humbjen e ligatinave dhe të vazhdojmë të përdorim shërbimet kryesore që u ofrojnë njerëzve dhe natyrës.

Është koha që individët, komunitetet dhe qeveritë të bashkëpunojnë për të mbrojtur ekosistemet e ujërave të ëmbla.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)