23 Prill 2024

Çmimin e lartë të energjisë elektrike po e paguajmë me pyjet e Kosovës

Prishtinë, 26 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! përmes deputetit dhe Anëtarit të Kryesisë Liburn Aliu organizoi konferencë për media në lidhje me gjendjen e rëndë të pyjeve në republikën e Kosovës.
Kjo dekadë sipas Aliut është më e rënda në historikun e degradimit të pyjeve në Republikën e Kosovës dhe është përshkallëzuar në nivele alarmante vitin e fundit. Në vitet 2012 – 2013 kishte rritje të sensibilizimit për këtë çështje.

"Nga viti 2011 ishte edhe premtimi për ndalimin e degradimit përmes një ligji, të cilin nuk e sollën kurrë në Kuvend. Sot, kjo gjendje e rëndë vazhdon, ndërkohë që interesimi i përgjithshëm për të ka rënë prej skandaleve të përditshme qeveritare."

"Sistemi i menaxhimit me pyjet është i mingarkuar me burokraci të padobishme. Mungesa e mekanizmave kontrollues dhe llogaridhënës ka krijuar një parajsë për prerësit e organizuar dhe ferr për rojtarët dhe prerësit e vegjël ilegalë", ka thënë Aliu.

Ai vlerëson se shteti tregohet i fortë me disa prerës të vegjël, të cilët detyrohen të prejnë dru në kushtet kur u rritet çmimi i energjisë dhe u bllokohet qymyri.

Megjithatë sipas tij konfiskimet e shumta të drurëve dhe lëndët e shumta në gjykatë për prerësit e vegjël nuk po sjellin efekte pozitive për shkak se dëmtuesit kryesor të lidhur në zinxhirë me sharra dhe gatere nuk janë të prekshëm nga shteti.

Duke iu referuar Kryeministrit Haradinaj, deputeti Liburn Aliu u shpreh, “Ai është bjeshkatar i rregullt dhe nuk mungon asnjëherë në bjeshkë, madje edhe kur të gjithë mendojmë se ai do të duhej të ishte i zënë.

Së paku, këtu pritnim rezultat, por ja që kjo dashuria e tij për malet nuk po na jep rezultate. Po i bie që zinxhiri i organizuar i prerësve të jetë më i fortë se shteti dhe kryeministri, ose i lidhur me ta, pasi une nuk mund ta besoj se degraduesit e organizuar të pyjeve dhe parqeve tona nuk mund të ndalen”.

Sot, në vend të pastrimit, ripyllëzimit dhe zhvillimit të pyjeve, zhvillohet veprimtari degraduese me ndërtime vilash e restoranesh pa plan dhe pa leje. Anëtari i Kryesisë Liburn Ali, duke kujtuar sulmin e fundit mbi rojat e parkut nacional, tha se nëse rojat qëllojnë të jenë aty ku ndodh degradimi rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente për forcimin e kontrollit në parqe, për centralizimin e inspektimit të pyjeve dhe të përgjegjësisë për to dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe sinkronizimin e veprimeve mes MMPH, MBPZHR dhe MPB. Kjo do duhej të bëhej nën autoritetin e Kryeministrit.

Kosova ka pyje që mund të shfrytëzohen për ngrohje, por absolutisht jo në mënyrën sesi shfrytëzohen sot pa asnjë kontroll dhe pa ripyllëzim. Po ashtu, do duhej patur parasysh se me rritjen e pandërprerë të çmimit të energjisë dhe me ndalimin e shfrytëzimit të qymyrit si pasojë do të vijë domosdoshmërisht edhe rritja e prerjeve.

Aliu shtoi, “Projektligjin për pyjet nuk po e sjellin, ne bëjmë thirrje që ai të finalizohet sipas nevojave e sugjerimeve të specialistëve dhe jo të interesave.” Por me gjithë skandalet e përditshme prej kësaj qeverie, ku tashmë përfshihet edhe ky sektor, nuk presim më shumë prej tyre përpos largimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)