21 Shkurt 2020

Çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit 5 muaj radhazi

Romë, 7 qershor - Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), kushtet e këqija klimatike shkaktuan tension në furnizimin me djathë dhe misër dhe si pasojë çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit 5 muaj me radhë.

Në maj, me ndikimin e thatësirës, në Oqeani pati rënie në eksportin e produkteve të qumështit dhe si pasojë treguesi i çmimit të produkteve të qumështit u ngrit 5.2% në krahasim me prillin duke arritur pikun e 5 viteve të fundit.

Njëkohësisht, në shumë shtetete amerikane ndodhën përmbytje dhe reshje të mëdha, të cilat ndikuan mbjelljen e misrit dhe ngritën treguesin e çmimit të drithërave prej 1.4%.

Sipas parashikimit të FAO-s, vëllimi i prodhimit të misrit u ul me 10% në krahasim me vitin e kaluar si pasojë e motit të keq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)