28 Mars 2024

AUV duhet të tregoj se kush janë importuesit e qumështit pluhur

Prishtinë, 5 qershor - Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka deklaruar se në vazhdën e problemeve me të cilët fermerët e qumështit po përballen dita ditës, tani ka dalur edhe deklarata e Valdet Gjinovcit ku ai flet për një rritje enorme të importit të qumështit pluhur nga 217 mijë euro sa kishte në vitin 2013 në 2 milion euro në vitin 2017.

Pra një rritje prej 1000% brenda 4 viteve.

Importi i pakontrolluar i qumështit pluhur dëmton gjithë industrinë vendore të qumështit e sidomos neve fermerëve.

"Brengë e jona mbesin informacionet jozyrtare se në emër të këtij qumështi pluhur në fakt janë duke u importuar proteina të qumështit të modifikuara gjenetikisht e të cilat përdoren për prodhimin e produkteve me bazë vajin e palmës."

"Dyshimet tona bazohen në atë se nëse këto shifra do të ishin të vërteta atëherë shitja e qumëshit nga fermerët kosovarë do binte në më shumë se 70% minus", thekson Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

Sipas raporteve të fermerëve kjo shifër nuk është as për së afërmi e tillë.

"Grumbullimi i qumështit nga fermat tona prej prodhuesve më të mëdhenjë vendor të qumështit mbetet pothuajse i njejtë me ndonjë ramje ose ngritje të papërfillshme."

"Andaj ne dyshojmë që nuk kemi të bëjmë me import të qumështit pluhur ose hirrës por import i proteinave të qumështit gjenetikisht të modifikuara", thuhet ne reagimin e shoqates.

Me këtë rast Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit kërkon nga AUV që t’i bëj publike emrat e kompanive importuese dhe përdoruese të kësaj materie dhe t’i dërgojë ato mostra në analizë e rezultatet e tyre të bëhen publike.

Poashtu me këtë rast ata kërkojn që të ndalohet në tërësi importi i qumështit pluhur. Pse duhet të importohet qumësht pluhur kur kemi qumësht të freskët të mjaftueshëm për nevojat tona e bile edhe për të eksportuar?

"Ia kujtojmë z.Gjinovci se ai dhe institucioni që ai drejton e ka humbur besimin tonë dhe të sektorit të qumështit në përgjithësi me neglizhimin e çështjes së vajit të palmës dhe mos publikimin e rezultateve të analizave të produkteve të qumështit marrë vitin e kaluar."

"Andaj i bëjmë thirrje që t’i merr seriozisht shqetësimet tona", pohon ne Shoqata.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështiti mbledh rreth vetes mbi 2000 fermer dhe është organizmi më i madh në industrinë kosovare të qumështit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)