21 Shkurt 2020

Autokombajnerët në Gjilan gati për korrje-shirje

Gjilan, 4 korrik - Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e Gjilanit, të kryesuar nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ku janë diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet, çmimi i korrjes dhe kushtet e furnizimit me karburante.

Nga autokombajnerët është kërkuar të presin vlerësimin e komisionit për të filluar korrje-shirjet për rreth 2 mijë e 100 hektarë grurw.

Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve duke shtuar kujdesin edhe për ruajtjen e ambientit nga inicimi i mundshëm i zjarreve.

Ai kërkoi nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale që mund të jenë të rrezikshme në këtë periudhë kohore.

Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e korrjes, para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Përndryshe, në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjella rreth 2100 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë, ndërkaq do të operojnë 60 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejtë dhe të suksesshëm të fushatës në koordinim të plotë për fillimin e koordinuar të grurit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)