18 Prill 2024

Ambasadori Sardi rikonfirmoi mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 17 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor në përgjithësi dhe për programet e ministrisë për përmirësimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministri Rikalo dhe ambasadori Sardi u pajtuan se aplikimi i prodhuesve bujqësor për të përfituar nga masat mbështesë të ministrisë do të vazhdojë të jetë transparent.

Ndërkaq, sa i përket fondeve të IPA-së të BE-së, ata theksuan se ato ofrojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e mëtejmë të prodhimit bujqësor.

Ambasadori Sardi rikonfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural edhe në të ardhmen.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)