29 Mars 2024

Ambasadori Sakar shprehu përkrahjen e Turqisë ndaj Kosovës

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë Çağrı Sakar dhe përfaqësuesin e TIKA-s Cihan Dinçer.

Në këtë takim u theksua bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Ambasadori Sakar shprehu përkrahjen e Qeverisë Turke ndaj institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci i shprehi falenderimin Ambasadorit Sakar për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar në projekte konkrete në fushën e bujqësisë si element i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)