12 Korrik 2020

Ambasada e Francës promovon djathin e Sharrit

Prishtinë, 13 dhjetor - Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel organizon sot në Rezidencën e Francës  një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit.
 
Ky aktivitet organizohet në vazhdën e mbështetjes së Francës për krijimin e një treguesi të parë gjeografik në Kosovë.

 Për disa vite me radhë, ekspertë francezë kanë mbështetur institucionet kosovare dhe prodhuesit e djathit të Sharrit në mënyrë që të sigurojnë njohjen e këtij djathi si një tregues gjeografik-emërtim origjine , domethënë një prodhimi bujqësor unik, cilësia e të cilit është e lidhur me zonën në të cilën prodhohet dhe me njohuri të veçantë në përgaditje.
 
Me këtë rast, Shefi i kuzhinës franceze Christophe Dovergne do të prezantojë  receta bashkëkohore dhe kreative, duke nënvizuar lidhjet ndërmjet kuzhinës franceze dhe asaj kosovare.

Anëtar i Akademisë së Kulinarisë të Francës dhe Euro-Toques, Christophe Dovergne është profesor gatimi dhe bashkëthemelues i faqes 750 gram Ai ndan kohën e tij midis transmetimit të njohurive dhe përgatitjes së librave të gatimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)