19 Prill 2024

Aksioni i pastrimit vazhdon sot në Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 2 dhjetor - Let’s Do It ka bërë të ditur se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht te fakulteti IBCM, afër ETC-së.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të tjerë të MMPH-së, zyrtarë komunal, si dhe punëtorë të ETC-së e vullnetarë të tjerë.

Po sot duke filluar nga ora 09:00 do të vazhdojë trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë.

Po ashtu, vazhdon edhe sot aksioni me makineri në tri deponi në Klinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)