24 Shkurt 2019

Aksioni i pastrimi vazhdon sot në Mitrovicë

Mitrovicë, 13 nëntor - Let's Do It Kosova ka njoftuar se në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”.

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”, ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Përveç ekipit të Let’s Do It, aksionit do t’i bashkohen edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje. Aksionit i bashkohet edhe Kompania “Uniteti” me makineri.

Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë edhe në Komunën e Istogut

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)