02 Qershor 2020

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarre

Prishtinë, 8 prill - Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin.

Kjo thirrje vjen, pasi që në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat  janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.

Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre. 

APK-ja apelon veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret. Ndaj të gjithë shkaktarëve të zjarreve duhet të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.

Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarret! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)