25 Shkurt 2020

56 fermerë mitrovicas përfitojnë mekanizëm bujqësor nga Komuna

Mitrovicë, 19 dhjetor - Komuna e Mitrovicës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në sektorin e Bujqësisë, me ç’rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar kontratat me 56 fermerë përfitues të mekanizmave bujqësor.

Me këtë rast kryetari Bahtiri tha se është i lumtur që Komuna është në gjendje që të ndihmoj sektorin e bujqësisë, përkatësisht fermerët e komunës përmes projekteve të ndryshme.

“Fakti se sot po i nënshkruajmë kontratat me 56 fermerë të Komunës, tregon për përkushtimin tim që të mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në veçanti fermerët. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera, duke siguruar subvencione nga buxheti i komunës, apo edhe nga donatorë të ndryshëm”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, theksoi se nga ky projekt janë zgjedhur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kërkesat e parapara nga DBZHR.

Përmes këtij projekti 10 fermerë kanë përfituar Rotofreza 2.0 m gjerësi, 38 fermerë, mbledhëse bari në formë dielli, dhe 8 fermerë spërkatëse për grurë në sasi prej 500 litra.

Ky projekt ka kushtuar rreth 24 mijë euro, ku komuna ka participuar me 70% ndërsa fermeri 30%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)