23 Prill 2024

Vazhdojnë tërmetet në Korçë

Korçë, 1 gusht - Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Korçë, pas dy të djeshmeve.

Sipas EMSC, njëri prej tërmeteve të rëna sot ishte me magnitudë 2.7 dhe u ndje në orën 04:09 të mëngjesit, tjetri me magnitudë 2.1 dhe u ndje në orën 04:59 të mëngjesit, 2 km në jug të Korçës, ndërsa në orën 05:20 të mëngjesit është ndjerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter.

Ndersa dje lëkundja ka qenë 4,8 ballë dhe është ndjerë në qytet si dhe në zonat përreth.

Sipas raportimeve qendra e këtij tërmeti ishte 11 kilometra larg Korçës.

Banorët të shqetësuar kanë dalë në panik nga shtëpitë. Nuk ka ende informacione mbi dëmet e këtij tërmet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)