28 Mars 2024

Vazhdojnë protestat në Rusi

Kiev, 4 mars - Në Rusi vazhdojnë protestat për ndalimin e luftës dhe sigurimin e paqes me Ukrainën.

Në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në kryeqytetin Moskë dhe në Shën Petersburg qindra persona morën pjesë në protestat pa leje kundër luftës Rusi-Ukrainë.

Turma u mblodh në sheshin Manezhnaya në qendër të Moskës ku policia ka marrë masa të rrepta dhe protestuesit hodhën slogane dhe hapën pankarta kundër luftës.

Ndërsa në Shën Petersburg protestuesit u mblodhën në bulevardin Nevskiy dhe nga qeveria ruse kërkuan ndalimin e luftës dhe sigurimin e paqes në Ukrainë.

Policia ndërhyri ndaj protestuesve shumica e të cilëve ishin në moshë të re.

Theksohet se rreth 350 persona u arrestuan në protestat pa leje të cilat krahas Moskës dhe Shën Petersburgut u mbajtën në 20 qytete të Rusisë.

Thuhet se mbi 8.100 persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në mbarë vendin kundër luftës që nga 24 shkurti e deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)