19 Prill 2024

Ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga Kievi dhe Chernihiv

Kiev, 30 mars - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv.

Në një deklaratë nga llogaria në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm vlerësoi situatën e fundit në ditën e 34-tët të luftës Rusi-Ukrainë.

"Ushtria ruse nuk ka mundur të përmbushë detyrën për rrethimin e Kievit", theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ushtria ruse e cila vazhdon tërheqjen nga Kievi dhe Chernihiv, me shumë mundësi do të intensifikojë njësitë e saj në drejtim të lindjes së vendit.

Më tej në deklaratë thuhet se ushtria ruse vazhdon sulmet e saj në drejtim të Donetskut, se ndaj vendbanimeve Kreminna dhe Mariupol ka kryer sulme ajrore dhe raketore dhe se ka hapur zjarr atrilerik ndaj njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës në afërsi të vendbanimeve Stepnogorsk, Orikhiv dhe Gulyaypole.

Gjithashtu ushtria ruse krahas rajoneve Azov dhe Detit të Zi, është përpjekur të mbajë nën kontroll edhe vendbanimet Volinsk, Polinsk, Siversk, Tavriçeskoye dhe Slavyansk dhe se është fokusuar të mbajë kontrollin e vendbanimeve Popasna, Rubijne në rajonin Luhansk dhe të marrë nën kontroll edhe qytetin Mariupol.

Ndërkaq Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së paralajmëroi se ndërsa “një numër i vogël” i forcave ruse janë larguar nga Kievi “në ditët e fundit apo më shumë”, Rusia ende mund të shkaktojë “brutalitet masiv” në vend, duke përfshirë kryeqytetin.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha sot se numri i forcave ruse që largohen nga kryeqyteti ukrainas “nuk janë afër shumicës së asaj që ata kanë grumbulluar kundër Kievit” dhe se Rusia ka vazhduar sulmet ajrore kundër qytetit “madje edhe sot”.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, tha ai në një konferencë për media.

Kirby tha se forcat e ripozicionimit po lëvizin “më shumë drejt veriut”, por se është “shumë herët për të thënë” se ku është destinacioni i tyre përfundimtar.

“Ne vlerësojmë se ka të ngjarë më shumë një ripozicionim që do të përdoret diku tjetër në Ukrainë. Ku saktësisht, nuk e dimë”, tha ai.

“Askush nuk duhet të mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet ushtarake pranë Kievit ose ndonjë raport që do të tërheqë të gjitha forcat e tij”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se zvogëlimi i sulmeve ruse dhe përqëndrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin Donestk dhe Luhansk është një “marrëveshje heshtur” se Moska po përpiqet të mbajë më shumë se një aks përparimi".

Bëhet me dije për mediat e huaja se njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për të rifurnizuar dhe riorganizuar.

Kjo gjë që ka vënë presion mbi “logjistikën tashmë të tendosur të Rusisë”, thuhet ndër  të tjera në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes shton gjithashtu se forcat ruse ka të ngjarë të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)